Informacion mbi Kompaninë

Raiffeisen Leasing SH.A, është themeluar në Maj 2006 sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 35733 datë 15.05.2006. Aksionet e kompanisë zotërohen 100% nga Raiffeisen Bank Shqipëri, e cila është një nga bankat më të mëdha në vend. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqiperi në vitin 2004 dhe gjatë 17 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me sherbime të plota që i sherben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukture d egësh që krahasohen me standartet evropiane të shekullit të 21-të.

Lexo më shumë

Leasing

Qira Financiare

Qiraja Financiare përfaqëson një marrëdhënie kontraktuale, në të cilën Qiradhënësi delegon të drejtën e përdorimit dhe zotërimit të makinës ose pajisjes tek Qiramarrësi me kërkesë të këtij të fundit, për një periudhe të caktuar kohe dhe kundrejt një pagese periodike në drejtim të Qiradhenësit, e cila quhet “kësti i qirasë financiare”.

Qiraja Financiare, është një mënyrë shumë e lehtë dhe e shpejtë financimi për automjetin tuaj personal ose nevojat e biznesit tuaj për automjete, makineri e pajisje pune nga Raiffeisen Leasing Sha. E drejta e pronësisë transferohet tek Qiramarrësi pas pagesës së këstit të fundit të qirasë financiare brenda ditës. Qiradhënia financiare është e rregulluar juridikisht në bazë të ligjit Nr. 9396, datë 12.5.2005 I përditsuar mbi Qiranë Financiare në Republikën e Shqipërisë.

Lexo më shumë

Mjetet e financuara

Gjeni kushtet, proçedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për të financuar mjetet tuaja!


Lexo më shumë

Mjete të përdorura për ri-shitje

Bli ose merr me qira financiare një nga mjetet e përdorura! Në Raiffeisen Leasing ju keni mundësinë të blini mjete/pajisje të përdorura të cilat janë në pronësinë tonë. Ju mund të klikoni në linkun e mëposhtëm dhe të shikoni mjetet/pajisjet që janë aktualisht në ankand dhe të shfaqni interes duke bërë oferten tuaj direkt në faqen e webit: http://remarketing.raiffeisen-leasing.com/ ose duke kontaktuar stafin e Raiffeisen Leasing në adresën e emailit: rlal.remarketing@raiffeisen.al

Për këto mjete ju mund të përfitoni nga avantazhi i financimit me qira financiare sipas kushteve specifike të çdo mjeti/pajisje. Për më shumë informacion dhe detaje kontaktoni me stafin e Raiffeisen leasing.

Nxitoni të bëni zgjedhjen tuaj!

Publikime

Lexo më shumë

Partnerët tanë

Ne ju ndihmojmë duke financuar mjete/pajisje të cilat ofrohen nga shitës të autorizuar të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë falë një bashkëpunimi të gjerë përgjatë viteve të eksperiencës tonë në treg. Disa prej partnerëve tanë kombëtarë më besnikë janë listuar më poshtë:

Kontaktoni me Kompaninë

Na kontakto

Adresa

Rruga “Tish Daija", Kompleksi "Haxhiu", Godina 1, kati 7-te, Tiranë

Telefon

+ 355 4 2 274 920

Adrese fax-i

Emaili

leasing@raiffeisen.al

Llogaritësi mujor për këstet e Qirasë Financiare

Ky llogaritës mund të përdoret edhe gjatë jetës së Qirasë Financiare. Në këtë mënyrë ju keni mundësinë të përllogarisni këstin tuaj duke iu referuar Normave Bazë të publikuara si dhe shumës e afatit të mbetur të kontratës.

Shuma e Financimit

Norma e Interesit

Afati I Qirasë Financiare (në muaj)

Kësti mujor (qira financiare)

0